FOTO/”Shembulli që NUK duhet ndjekur: Detyrimi për të mbajtur maskë në publik...

FOTO/”Shembulli që NUK duhet ndjekur: Detyrimi për të mbajtur maskë në publik duhet të nisë nga ministrat dhe zyrtarët”

60
0
Shares

Vendimi me i fundit i qeverise  Rama, disa muaj pas pandemise, ishte te detyronte shqiptaret te mbanin maska dhe ne ambjentet publike, dhe kete padyshim nen trysnine dhe friken se mos gjobiten.

Kreu i qeverise njoftoi se qytetaret do te te duhen ta mbanin masken, ne te kundert do te gjobiten dhe kjo do tiu shtohej ne faturen e dritave.

Masa e vonuar e quajten disa dhe disa te tjere kritikuan faktin se kryeministri nuk heq dore nga presioni me gjoba dhe nuk harton strategji per ta lehtesuar sadopak kete gje, duke i ndihmuar qytetaret qe te blejne maskat.

Gazetari Lutfi Dervishi e sheh nga nje ane tjeter kete vendim, duke na treguar se per te detyruar te tjeret te kryejne nje veprim te caktuar, vete ata qe urdherojne duhet te japin shembull te mire dhe te qarte.

Dervishi i referohet faktit se asnje nga ministrat, zyrtaret apo dhe vete kryemunistri nuk i kemi pare me maske ne ambjentet publike dhe ky sipas tij nuk eshte shembulli qe duhet ndjekur. Ketu i referohemi dhe Erion Veliajt, i cili ne daljet e fundit ku rekruton emrat te njohur per fushate te PS, nuk eshte pare qofte nje dite te mbaje maske apo te ruaje veten dhe te tjeret nga infektimi, ku kujtojme se ky i fundit u infektua me koronavirus dhe vigjilenca duhet te jete me e madhe nga ana e tij.

Ndersa, kryedemokrati dhe gjithe pjesa e anetareve te PD, kryesisht kur dalin ne ambjente publike kane nje ndergjegjesim me te madh per koronavirusin dhe shfaqen me maska kur takojne qytetaret.

Detyrimi për të mbajtur maskë në publik duhet të nisë nga ministrat dhe zyrtarët- pothuaj asnjë nuk është shfaqur me maskë në publik! Përkundrazi dalin në ekran në ambiente të mbyllura pa maskë, pa respektuar distancën dhe shpesh duke dhënë dorën e duke u përqafuar – sepse jemi në fushatë. Ky është shembulli që NUK duhet ndjekur”,-shkruan gazetari.

K.B/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY