17 mësues dhe 7 nxënës të prekur me koronavirus në Lezhë, por...

17 mësues dhe 7 nxënës të prekur me koronavirus në Lezhë, por mësimi vijon

79
0
Shares

17 mësues dhe 7 nxënës në shkollat e qarkut të Lezhës që nga fillimi i procesit mësimor jane infektuar me koronavirus.

Sipas burimeve 37 mësues dhe 14 nxënës janë të karantinuar në shtëpi me dyshimin se po ashtu janë të prekur nga covid 19.

Edhe pse numri i të infektuarve vijon të ketë rritje progresive, deri tani asnjë klasë nuk është mbyllur për shkak të infektimit të stafit apo nxënësve.

Procesi mesimor vijon të zhvillohet duke neglizhuar në disa raste udhëzimet e Ministrisë së Shëndetsisë.

Të paktën 10 mësues dhe 11 nxënës në 5 institucione arsimore në qarkun Dibër janë të infektuar me Covid-19.

Edhe atje mësuesit e prekur nga koronavirusi janë zëvendësuar dhe është lejuar vijimi i procesit mësimor.

Raste të mësuesve dhe nxënësve të prekur me koronavirus janë raportuar thuajse në të gjitha bashkitë e vendit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY