I riu masakrohet me thikë, policia arreston adoleshentin, zbardhen detajet e ngjarjes...

I riu masakrohet me thikë, policia arreston adoleshentin, zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Kamzë

69
0
Shares

Një 16 vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Sipas policisë është ndaluar i mituri me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Njoftimi i plotë:

Goditi me thikë një 19-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 16-vjeçari. Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY