Ku janë çuar lekët që ka dhënë BE? Përgjigjet Rama, nuk harron...

Ku janë çuar lekët që ka dhënë BE? Përgjigjet Rama, nuk harron të sulmojë kundërshtarët dhe për Teatrin

94
0
Shares

Teksa ka qenë në Durrës, në kuadër të projektit të rindërtimit, Edi Rama ka gjetur kohën që t’iu përgjigjet dhe kundërshtarëve të tij politikë, sa i takon mënyrës së si po ndahen fondet e dhëna nga BE.

Sipas Ramës qeveria shqiptare nuk ka asgjë në dorë për këto fonde, pasi sipas tij çdo gjë që është dhuruar nga BE, është administruar nga vetë ata.

“BE-ja u gjen pranë nesh në një moment të vështirë. Përsa i përket fondeve, një pjesë e atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin, veshët i kanë po nuk duan të dëgjojnë, mendjen e kanë po nuk duan që ta vënë në punë, se fondet e sjella nga donatorët administrohen nga vetë donatorët.

Këshilli Evropian me një strukturë të posaçme UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko-financiare të gjithë programet e rindërtimit ë trashëgimisë dhe shkollave.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk kurseu kritikat për opozitën, ndërsa mes ironisë theksoi se ‘vajtojnë ende për atë ngrehinë të Teatrit’.

“Vajtojnë akoma për atë ngrehinë të Teatrit Kombëtar, duke e përdorur si argument për të sulmuar talebanët që janë në qeveri. Deri dje nuk vunë dorë në asnjë monument kulture dhe nuk prekën asnjë metër katror pëlhurë për ta pastruar nga gjithë shtresa e pluhurit që kishte rënë mbi gjithë këtë thesar kudo. Nëse do marrim të shohim listën e ndërhyrjeve në këto 7 vite në monumente kulture, është e gjatë. Ky program me BE që startojmë sot është xhevahiri më i çmuar i kurorës së punës që kemi bërë sot.”, tha kryeministri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY