Gjykata e Lartë regjistron rekursin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë regjistron rekursin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri

82
0
Shares

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i cili ka kundërshtuarvendimin e Apelit të Posaçëm në 26 qershor për të kthyer dosjen në ngarkim të tij për rigjykim në Shkallën e Parë.

Ish-ministri Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës i kërkojnë Gjykatës së Lartë të prishë vendimin e Apelit dhe të pushojë çështjen ndaj tyre. Relator i këtij procesi në Gjykatën e Lartë do të jetë gjyqtari Ilir Panda.

Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi sipas saj ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.

Në rast se prahohet, çështja do të kalojë për seancë gjyqësore, por duhet theksuar që Gjykata e Lartë është akoma në kolaps për shkak se nuk ka gjyqtarë

Përballja e Tahirit me drejtësinë nisi në nëntor 2017, kur ai u dyshua si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për trafik droge e grup kriminal dhe e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”. Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY