DETAJE/Biznesmeni u gjet i vetëvrarë, arma me të cilën ia shkrepi vetes...

DETAJE/Biznesmeni u gjet i vetëvrarë, arma me të cilën ia shkrepi vetes ishte përdorur për një ekzekutim tjetër

292
0
Shares

Detaje shokuese janë zbuluar nga vetëvrasja e biznesmenit Eugert Lazaj rreth një muaj më parë, i cili u gjet i vdekur në vilën e tij.

Me armën tip “Glock”, Eugert Lazaj, bosi i kompleksit “Adorions Palace” rezulton të jetë vrarë me një plumb. Kjo pistoletë është përdorur në masakrën e 4 tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-bllok që administrohet nga Redi Popesku. “…arma që është gjetur në banesën e tij luksoze në Farkë, është një pistoletë tip “Glock…”.

Pikërisht kjo armë, është kërkuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, menjëherë pas masakrës, në lulishten rreth Piramidës dhe në Lanë, por nuk është arritur te gjendet.

Sipas shqiptarja.com, Marviol Bilo përdori armën e Redi Popeskut të cilën ai e posedonte me leje, ndërkohë që Popesku tha se e kishte humbur. Komandoja Mervjol Bilo ishte badigardi personal i Ervin Matës.

Në 2018 kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar kqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës dhe një pjesën e dy skarpateve të lumit Lanë, me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat.

Sipas burimeve, arma që Marviol Bilo ka përdorur, i përket Redi Popeskut, të cilën ai e dispononte pa lejë, por pas ngjarjes e deklaroi të humbur. Me pistoletë e gjetur në banesën e Lazaj në datën 30 korrik 2020, mbeti i vrarë Fabiol Gaxhaj, dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe miku i tij, Elion Hato.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY