Ndryshimet kushtetuese/ Gjiknuri refuzon draftin e opozitës, letër Bylykbashit dhe Vasilit

Ndryshimet kushtetuese/ Gjiknuri refuzon draftin e opozitës, letër Bylykbashit dhe Vasilit

94
0
Shares

Edi Rama me anë të Damian Gjiknurit ka refuzuar draftin e opozitës së Bashkuar që u paraqit në Këshillin Politik dhe u mirëprit nga të gjithë, veçanërisht ndërkombëtarët.

Ndërsa opozita ka kërkuar mendim dhe i ka dërguar pyetje ODIHR-it, përgjigja ka ardhur nga përfaqësuesi i Ramës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, qëndrimet e opozitës ishin të pritshme dhe të qëllimshme.

“Ky është një qendrim politik i pritshëm dhe koherent, pa dyshim. Ju ishit kundër procesit kushtetues, jeni po aq kundër procesit ligjvënës në zbatim të tij. Ju bëtë gjithshka për ta bllokuar atë, për ta zvarritur, për të humbur kohën dhe për të sjellë pasiguri. E gjitha kjo, duke keqpërdorur nevojën për konsensus, duke abuzuar me rregullat e vendosura nga marrëveshjet politike, duke refuzuar të jepnit kontribut dhe të prodhonit propozime. Ju jeni në lirinë tuaj për të mbajtur këtë qendrim, por unë nuk mund të pranoj që ta justifikoni pozicionimin tuaj me argumentin “KOHË”. Të thuash nuk ka kohë për të miratuar amendamentet zbatuese të Kushtetutës sepse është ezauruar një afat një vjeçar, të pretendosh se amendamentet zbatuese cënojnë stabilitetin ligjor, pasi ke bërë kaq shumë për të bllokuar dhe zvarritur procesin është veprim në keqbesim”, shkruan Gjiknuri në e-mailin e tij.

Gjithashtu, Gjiknuri kërkon që mbledhja e rradhës e Këshillit Politik të zhvillohet ditën e enjte, datë 1 Tetor, ora 11:00.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY