I kërkon falje familjes të viktimës, gjykata vendos për djalin e ish-drejtorit...

I kërkon falje familjes të viktimës, gjykata vendos për djalin e ish-drejtorit të burgut

437
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest ne burg” për Arbër Kote. 26 vjeçari vrau me thikë për rrugën e makinës Idajet Dullën.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ku Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e marketitit 33-vjeçarin, Idajet Dulla, pas një sherri për zënien e rrugës.

Arbër Kote është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu.

Në dëshminë e tij 26-vjeçari ka thënë se ka vepruar për vetëmbrojtje ndërsa ka shtuar se është penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës.

Viktima Idajet Dulla, ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilin i ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët e fasonerisë.

Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. 34-vjeçari Idajet Dulla është dërguar në spitalin e Durësit por nuk ka mbijetuar nga plaga vdekjeprurëse në zemër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY