EMRI/Shantazh me video intime ish-të dashurës në Tiranë, policia u ngre kurth,...

EMRI/Shantazh me video intime ish-të dashurës në Tiranë, policia u ngre kurth, njëri prej tyre i njohur për ngjarjen e bujshme

151
0
Shares

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person dhe ka arrestuar një tjetër pasi shantazhonin dhe kanosnin një vajzë për tu dhënë një shumë të konsiderueshme parash.

Burime nga policia thanë se në pranga ka rënë Afrim Kurti dhe u shpall në kërkim Dëfrim Kurti.

Mësohet se të rinjtë janë kushërinj me njëri-tjetrin. Dëfrimi ishte i lidhur me një vajzë dhe i kishte marrë asaj aparatin e celularit dhe e kërcënonte se do i publikonte videot që ndodheshin në celular nëse ajo nuk i jepte paratë.

Me ndërmjetësimin e policisë vajza la një pikëtakim për të dorëzuar paratë. Sapo mbërriti te pika e takimit policia vuri në pranga Afrim Kurtin ndërsa kushëriri i tij u shpall në kërkim.

Dëfrim Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë. Në 2019 ai u arrestua dhe më pas u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për vrasjen e shoferit të furgonit Arben Gjeci.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY