Ish-deputeti denoncon nga Fieri: ’30 votues për kokë’, skema e Ramës për...

Ish-deputeti denoncon nga Fieri: ’30 votues për kokë’, skema e Ramës për të vjedhur zgjedhjet

173
0
Shares

Luan Baçi, kryetari i PD në Fier, ka treguar se cila është skema që po zbatohet tani nga kryebashkiaku Armando Subashi, krahu i fortë i Ramës.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Fieri, eksperimentin e rrëmbimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ky formular u është shpërndarë drejtuesve të institucioneve shtetërore me detyrimin që ata kanë ndaj qeverisë dhe Rilindjes në këtë moment.

Kanë përgatitur një formular të gatshëm dhe standart dhe u dhanë urdhër që çdo drejtues i drejtorive të bashkisë duhet të gjejë 30 votues me numër telefoni dhe karte identiteti, ta regjistrojë dhe të dorëzojë formularin te Subashi.

“Çdo punonjës i administratës të gjejë 20 votues me numër telefoni dhe me kartë identiteti.Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të emëruar në 30 qershor, që nuk janë pak po 51 kokë, duhet të gjej 30 votues të identifikuar.Çdo drejtor institucioni dhe punonjësit e administratës duhet të mbushin formularët me nga 30 votues.

Image

Drejtori i tatimorëve është më i avancuari në këtë drejtim, urdhri i tij është:

Duhet që të regjistrojnë bizneset, të fillojnë nga kontrollet dhe gjobat, presionet dhe shantazhet duke u caktuar numrin e votave që do të sigurojnë për Ramën dhe zonat që ata do të mbulojnë.

Drejtori Arjan Fasko i elektrikut duke pasur parasysh numrin e lartë të punonjësve, specialistëve dhe faturistëve, të gjithë të pajisur me kartën e anëtarësimit të Rilindjes, ca me të mirë dhe ca me pahir, por edhe se ka numrin më të lartë të tenderave dhe lekëve të vjedhura, si gjithmonë më aktivi dhe më arrogancë, urdhrin e ka dhënë të prerë dhe për afat më të shkurtër nga të tjerët. Në alarm të plotë janë gjithë drejtorët e tjerë.

Drejtuesit i kanë garantuar se janë të mbrojtur nga denoncimet e mundshme, pasi Policia është në mbrojtje dhe në mbështetje të tyre,” nënvizon Baçi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY