Raporti i DASH goditje Shqipërisë, reagon PD: Jemi më të korruptuarit, klima...

Raporti i DASH goditje Shqipërisë, reagon PD: Jemi më të korruptuarit, klima për biznes armiqësore

61
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri. Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku referuar këtij raporti akuzoi qeverinë se ka favorizuar korrupsionin.

“Vendi ynë renditet si më i korruptuari në Europë. Vendi ynë me klimë armiqësore për biznes. Korrupsioni në qeveri është i gjithëpranishëm. Vendi ynë, i papëlqyer për investimet e huaja”, deklaroi Tabaku ndër të tjera duke theksuar edhe mungesën e transparencës në prokurimet publike.
Sipas raportit, Shqipëria konsiderohet nga bizneset amerikane si vendi më pak i përshtatshëm si pasojë e korrupsionit.
Tenderat dhe koncesionet dhe kontratat korruptive të PPP-ve janë kthyer në kryefjalën e shqetësimeve të çdo sipërmarrësi vendas apo të huaj. Këto kontrata prishin dhe shkatërrojnë tregun e lirë dhe konkurrencën e ndershme, pasi hartohen duke patur parasysh vetëm përfitimin personal të qeveritarëve.
Për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, shqiptarët nuk përfitojnë dot nga milionat e investimeve amerikane. Shqipëria me pozicionin e saj strategjik në Ballkanin Perëndimor, frymës pro amerikane dhe krahut të punës duhet të ishte një vend ku bizneset dhe sipërmarrjet amerikane duhet të ishin ndër më të pranishmet në rajon”,-shrpehet ish-deputetja.
Me tej, raporti thekson raste konkrete të bizneseve amerikane, që janë larguar si rezultat i korrupsionit qeveritar me të cilin janë përballur. Qeveria ka qenë armiqësore ndaj investimeve të tilla, ka favorizuar korrupsionin përballë investimeve të partnerëve strategjikë të vendit.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY