Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, 3 persona të arrestuar, mes tyre një...

Shkelën rëndë rregullat e qarkullimit, 3 persona të arrestuar, mes tyre një 53-vjeçare

40
0
Shares

Policia e shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona për shkelje të rënda të qarkullimit rrugor, mes tyre një 53-vjeçare e cila ka aksidentuar rëndë një 14-vjeçar.

Gjithashtu është vënë në pranga një tjetër person i shpallur në kërkim.

Sipas policisë është arrestuar E. G., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Indrit Cara”, në Kavajë, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;

Ndërkohë M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.

Po ashtu është arrestuar edhe E. B., 35 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në matjen e parë në masën 0.74 mg/litër dhe në matjen e dytë në masën 1.50 mg/litër.

Edhe nga seksioni për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  “Falsifikim i formularëve, vulave ose stampave”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY