Aksident në Tiranë/Makina ec mbrapsht dhe përplas fort 14- vjeçarin

Aksident në Tiranë/Makina ec mbrapsht dhe përplas fort 14- vjeçarin

76
0
Shares
foto ilustruese

Një 14- vjeçar është aksidentuar rëndë nga një mjet i cili po ecte mbrapsht.
Shoferja 53- vjeçare në rrugën ”Sandër Prosi” duke i dhënë mbrapa automjetit ka përplasur adoleshentin që është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikur mos mjaftonte kaq, ajo ka përplasur edhe 2 mjete të tjera që ishin të parkuara ndërkohë. Por ndërkohë 53- vjeçarja ka rënë në prangat e Policisë.

”M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.”– thotë njoftimi i Policisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY