U mbajtën gjysmën e rrogës nga Covid-19, dy deputetët padisin Kuvendin, kërkojnë...

U mbajtën gjysmën e rrogës nga Covid-19, dy deputetët padisin Kuvendin, kërkojnë me ngulm pagën dhe shpërblimet

83
0
Shares

Dy deputetët e opozitës parlamentare i janë drejtuar Gjykatës Administrative për të zgjidhur sipas tyre një të padrejtë që u është bërë nga institucioni i Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkojnë kërkon anulimin e vendimit të nr 44 të byrosë së kuvendit në datë 02/04/2020.

Kujtojme se në muajin mars, kur nisi edhe pandemia e Covid-19, me një vendim të marrë nga byroja e kuvendit, u vendos që deputetëve do t’u mbahej 50% e rrogës për 3 muaj.

Vendimi erdhi si masë për përballimin e situatës së rënduar ekonomike nga virusi, gjë e cila është kundërshtuar vetëm nga deputetë, Myslim Murrizi dhe Artur Roshi.

Ky vendim parashikonte se deri në përfundim të pandemisë, por jo më shumë se 3 muaj, deputetëve do t’u mbahej nga rroga 50% e pagës neto, vendim të cilin deputetët e kanë kundërshtuar nëpërmjet padisë.

Në objektin e padisë te siguruar nga Faxweb, thuhet se “Shfuqizimin e vendimit nr. 44, date 02.04.2020 “Për trajtimin e përkohshme financiar mujor të deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, të Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë.

Më tej ata kërkojnë që Kuvendi i Shqipërisë, t’i paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për “Statusin e Deputetit” që lidhen me ushtrimin e funksionit, për periudhën Mars 2020- Maj 2020 me pagë neto të plotë.

Pas pagimit të pagës së plotë dy deputetët kërkojnë që ti pasqyrohet kjo pagesë edhe në librezën e punës duke i kërkuar gjykatës “Detyrimin e palës së paditur Kuvendi i Shqipërisë që në përputhje me “Statusin e Deputetit” të bëjë korrigjimet përkatëse në librezën e punës dhe atë të kontributeve shoqerore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY