Koronavirusi/Rama mbush me premtime mjekët, tregon dhe planin për shtatorin

Koronavirusi/Rama mbush me premtime mjekët, tregon dhe planin për shtatorin

148
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dha nje tjeter premtim sot, duke treguar se po planifikohet rritje pagash për mjekët e infermierët në të gjithë Shqipërinë, e cila do hyjë në fuqi nga fillimi i vitit 2021.

Deklarata e Ramës u bë në spitalin Infektiv në një takim me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19.

“Ajo që doja t’ua thosha është po përgatitemi për një rritje masive në aspektin cilësor e të shtrirjes së pagave. Duam të realizojmë një rritje pagash shumë të konsiderueshme, jo thjesht 5 apo 7 % që është edhe ajo rritje është por mund të konsiderohet për sektorë të tjerë.

Po bëjmë kalkulimet, po duam që në aspektin e pagës përtej bonusit që ju në vijën e parë që do i merrni deri në fund, po flasim për gjithë mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë të jemi në mesataren e lartë të rajonit, jo një rritje që do parashikohet sot për shumë larg në kohë, por që ta fusim në buxhetin e ri e ta bëjmë fakt që në nisje të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Sipas Ramës, edhe nëse ka valë të dytë nga COVID-19 nuk është opsion i vazhdueshëm mbyllja pasi sjell dëme dhe shkatërrime të tjera ekonomike dhe psikologjike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY