”Ç’do ndodhë me nxënësit? PD: Rama të ndërpresë plazhin, të bëhet urgjent...

”Ç’do ndodhë me nxënësit? PD: Rama të ndërpresë plazhin, të bëhet urgjent publike strategjia për shkollat

61
0
Shares

Teksa shtatori shenon rifillimin e vitit akademik per nxenes dhe studente, keta te fundit jane te konfuzuar pasi ende nuk kane nje pergjigje dhe nje zgjidhje per menyren sesi do ti rikthehen mesimit.

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, denoncoi në një konferencë shtypi se qeveria nuk ka asnjë plan për rihapjen e shkollave në shtator, pas mbylljes disa-mujor nga koronavirusi.

Sipas ish-deputetit, mbi 640 mijë nxënës dhe studentë akoma nuk e dinë, nëse do të shkojnë apo jo në shkollë, ndërsa shtoi se qeveria e paaftë është me pushime.

Shumë vende evropiane si Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Greqia kanë studiuar dhe kanë marrë të gjitha masat për rikthimin e nxënësve në auditorë në fillim të shtatorit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë plan të tillë.

Edi Rama është në rehatinë e plazhit, ndërsa Besa Shahini, ikonë e paaftësisë së kësaj qeverie, është në ethet e shkarkimit. Askush nuk do t’ia dijë se çfarë do të ndodhë me mësimin, me nxënësit, me mësuesit.

Asnjëherë gjatë këtyre 7 viteve e gjysëm, Edi rama nuk e ka patur arsimin prioritetin e tij. Ai mashtroi qytetarët me premtimin e financimit të arsimit sa 5 përqind e Prodhimit Kombëtar. Tani investimet janë katandisur në një grusht para dhe ato pak investime në shkolla bëhen me borxhet e PPP-ve korruptive.

Edi Rama duhet të ndërpresë pushimet dhe të dalë përpara shqiptarëve për ngjarjen më të rëndësishme të fëmijëve”,-shprehet Boçi.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY