DETAJE/Trafikantët rrezikojnë jetën e punonjësve në Qafë-Thanë për të shpëtuar drogën, arrestohet...

DETAJE/Trafikantët rrezikojnë jetën e punonjësve në Qafë-Thanë për të shpëtuar drogën, arrestohet njëri

126
0
Shares

Policia ka arrestuar një 43 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, të cilët tenatuan të kalojnë 32 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, duke rrezikuar jetën e punonjësve të doganës.

Bëhet me dije se është arrestuar L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Sipas uniformave blu, drejtuesi i automjetit, shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Policia është vënë në ndjekje të tyre nëpër pyll, prej ku ka arritur të arrestojë njërin.

Gjatë kontrollit të territorit u gjet i braktisur automjeti si dhe sasia e lëndës narkotike e llojit kanabis, me peshë rreth 32 kg.

Pasagjeri shtetasi L.N., u kap në dalje të PKK Qafë-Thanë, në tentativë për t’u larguar në shtetin e Maqedonisë së Veriut“,-sqaron policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY