EMRI/Dëmtohen 6 mjete luksoze në hyrje të hotelit në Tushemisht, pronari me...

EMRI/Dëmtohen 6 mjete luksoze në hyrje të hotelit në Tushemisht, pronari me precedent penal

111
0
Shares

Zbardhen detaje të reja nga të shtènat me ármë zjárri  në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tushemishtit në Pogradec, pranë një hoteli të njohur te qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të pòlicisë, është qèlluar me ármë drejt disa mjeteve që kanë qenë të parkuara pranë hotelit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lènduar nga ngjarja.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave janë dëmtuar të paktën 6 mjete, 2 prej të cilave në pronësi të pronarit të hotelit, ndërkohë që 4 të tjera u përkasin pushuesve.

Sipas informacioneve të para, pronari i hotelit është shtetasi Jetmir Muçllari, i cili ka pasur konflikte të mëparshme. Në vitin 2013 Muçllarin kanë tentuar që ta ekzekutojnë me armë, për motive të dobëta.

Ende nuk dihet se pse eshte kryer ky veprim ne mes te sezonit turistik, nëse autorët kanë pasur si qëllim vetëm frikësimin e pronarëve të mjetëve, apo dhe vetë biznesmenit që ka në pronësi hotelin.

Ka dyshime se kjo është ngjarja e dytë brenda 1 javë pasi të njëjtit njerëz kanë qenë edhe më datë 1 gusht reth orës 02.00 për të shtënë në hotel por sic duket nuk u ka shkrehur arma.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY