DETAJE/Basha flet për dialogun, tregon arsyen e vizitës në Kosovë: Prishtina qyteti...

DETAJE/Basha flet për dialogun, tregon arsyen e vizitës në Kosovë: Prishtina qyteti im i dytë

43
0
Shares

Basha në vizitën zyrtare në Kosovë u shpreh se Prishtina eshtr qyteti i tij i dytë pas Tiranës pasi ka jetuar 4 vjet, 2000-2004 dhe ka marrë titullin “Qytetar Nderi” i Prishtinës.

Basha duke treguar se e ndjem situatën e pandemisë, u tha se eshte i inkurajuar nga paketa e masave që qeveria e Kosovës ka marrë.

Në raport me PBB dhe buxhetin, paketa ekonomike e Kosovës më e larta në tajon, te cilen Basha e cilesoi shembull për Shqipërinë, ku situata ekonomike dhe ajo e pandemisë jane shumë kritike.

Basha falenderon Hotin për rolin dhe lidershipin për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Basha shpreh mbështetjen e plotë për dialogun.

Basha: Tek unë, PD dhe opozita do të keni një partner të devotshëm. Punët e nosura me Rrugën e Kombit, liberalizimin ekonomik, të vazhdojnë më tej.

Basha ne konferencen e perbashket me kryeministrin Hoti ka treguar se bashkëpunimi mes tyre ka për qëllim të prodhojë më shumë mirëqenie dhe vende pune për qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë.

Basha premtoi se një ndër vendimet e para si kryeministër i zgjedhur do të jetë heqja e taksës dhe e traut në rrugën e Kombit. Sipas tij, ky eshte vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe të Shqipërisë

Ndersa për njohjen e Kosovës, Basha tha se Tirana ka vetem 1 detyrë, të mbështesë me të gjitha resurset qeverinë, parlamentin, institucionet dhe pooullin e Kosovës.

Lideri i opozites ndodhet ne Kosove , pas fteses se kryeministrit Hoti. Ai tha se do të kishte takime dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me liderët e tjerë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY