Pranga kryeplakut në fshatin e Vlorës, mbante sekret kultivimin e drogës

Pranga kryeplakut në fshatin e Vlorës, mbante sekret kultivimin e drogës

122
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona mes tyre edhe kryeplakun e fshatit Drashovicë në Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas policisë është arrestuar K. F. 62 vjec dhe ka shpallur në kërkim F. R, 56 vjeç, pasi dyshohen se kanë kultivuar bimë narkotike, ndërsa kryeplaku i fshatit akuzohet se ka patur dijeni për kultivimin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

  • Është arrestuar shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.
  • Është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.
  • Është arrestuar shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY