Vjedhja e kasafortës tek Patentat, policia shoqëron punonjësit, çfarë filmuan kamerat e...

Vjedhja e kasafortës tek Patentat, policia shoqëron punonjësit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

79
0
Shares

Kasaforta e Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Kashar është vjedhur gjatë natës, ku ne njërën prej kasafortave eshte marre shuma prej 50 mijë lekësh të reja.

Dyshohet se vjedhja është bërë nga dy persona, ende të paidentifikuar. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë është parë se kanë qenë dy autorë dhe janë larguar me një mjet me ngjyrë të zezë. Janë identifikuar targat e automjetit dhe po punohet për të identifikuar kujt i përket.

Ndërkaq, është ende e paqartë se sa para janë marrë. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, një pjesë e të cilëve janë punonjës së drejtorisë. Nga ana tjetër janë edhe persona që për policinë janë me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve. 

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY