VIDEO/Ministria e Shëndetësisë i jep përgjigje 6 pyetjeve më të shpeshta për...

VIDEO/Ministria e Shëndetësisë i jep përgjigje 6 pyetjeve më të shpeshta për koronavirusin

156
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë përgjigje 6 pyetjeve më të shpeshta që lidhen me pandeminë e koronavirusit dhe rrezikun e përhapjes së tij.

1-A duhet të vendos maskë?

Po. Vendosni maskë kur nuk mund të mbani distancën fizike prej të paktën 1 metër. Maska ju siguron mbrojtje ju dhe të tjerëve.

2-A duhet të distancohem nga bashkëjetuesit e mi nëse ata nuk janë të sëmurë?

Jo. Distancimi social do të thotë të qëndrosh në shtëpi dhe të mbash distancë nga persona jashtë banesës suaj.

3-A është e sigurt të konsumosh ushqim të blerë?

Po! Nuk ka të dhëna që Covid-19 përhapet nëpërmjet ushqimit. Zvogëloni kontaktin me personat e tjerë dhe lani duart pasi t’ju sjellin ushqimin e porositur.

4-A mund të sëmurem nga Covid-19 edhe pse jam në moshë të re dhe të shëndetshme?

Po! Të rinjtë mund të përjetojnë ndërlikime të lidhura me Covid-19, ose mund të mos shfaqin simptoma fare.

5-Mund të dal jashtë për ecje?

Nëse ndiheni mirë, po! Mos harroni të paktë 1 metër larg nga personat e tjerë ose të vendosni maskë nëse nuk arrini të siguroni distancë.

6-Ndihem në stres rreth shpërthimit të Covid-19. Çfarë mund të bëj?

Në të gjithë luajmë rol në ngadalësimin e përhapjes së virusit duke vendosur maskën dhe duke respektuar distancimin social.

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/videos/271356347408885/?t=5

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY