EMRAT/OFL iu dërgon formularin 4 personave në Durrës, njëri prej tyre vrau...

EMRAT/OFL iu dërgon formularin 4 personave në Durrës, njëri prej tyre vrau mjekun me plumb në kokë në spital

121
0
Shares

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale në qytetin e Durrësit.

Ali Lorja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Roland Domi, banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Artur Vaqo, banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;

Ardjan Tati, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ali Lorja të cilit OFL i dërgoi formularin për deklarimine pasurisë Ali Lores nga qyteti i Durrësit i dënuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2009.Asokohe Lorja vrau me plumb në kokë mjeku radiolog Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit.

“Ashtu si mbetën fëmijët e mi jetimë, ashtu le të mbeten edhe fëmijë e tu”, tha Lorja para se të shkrepte armën.

Ai doli nga spitali duke shkuar vetë në komisariat dhe pasi dorëzoi armën, tregoi edhe se si e kishte kryer krimin e rëndë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY