DETAJE/Një rast tjetër i ardhur nga jashtë në Fier, në Korçë e...

DETAJE/Një rast tjetër i ardhur nga jashtë në Fier, në Korçë e reja sjell infeksionin nga kryeqyteti

82
0
Shares

Rasti i ri i konfirmuar pozitiv ditën e sotme në qytetin e Korçës është një vajzë e re e cila dyshohet të ketë marrë infeksionin në kryeqytet.

Mesohet se tashmë pritet përgjigja për një të moshuar që ka shfaqur shenja të sëmundjes dhe i është marrë tamponi.

Ndërsa rasti i ri në Fier është një i ri nga lagjia 1 Maj i cili ishte kthyer nga Anglia, dhe dyshimet janë se është infektuar atje. Pas daljes së përgjigjes së tamponit të tij, janë karantinuar edhe familjarët e tij, të cilët pritet të të testohen.

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)
Testime totale 24367
Raste pozitive 2114
Raste të shëruara 1217
Raste Aktive 850
Humbje jete 47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 377
Durrës 165
Shkodër 135
Vlorë 69
Fier 39
Lezhë 24
Korçë 18
Kukës 10
Elbasan 9
Gjirokastër 2
Berat 2

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY