Sherr me thika e sende të forta në Tiranë, në pranga 3...

Sherr me thika e sende të forta në Tiranë, në pranga 3 persona

74
0
Shares

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi gjatë një sherri të ndodhur në rrugën Dritan Hoxha, kanë qëlluar me sende të forta dhe thikë personat e identifikuar si Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M.

Në pranga u vunë B. S., 44 vjeç,  Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë, ndërsa iu sekuestrua një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.Pas një pune të mirorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY