Rastet e reja në Shkodër, COVID-19 mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore

Rastet e reja në Shkodër, COVID-19 mbyll Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore

66
0
Shares

Gjashtë rastet e reja me Covid 19 në Shkodër kanë bërë që të mbyllet Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore si dhe të forcohen masat në poliklinikën e qytetit.

Një prej rasteve i përket një punonjëse të sigurimeve dhe menjëherë është vendosur mbyllja e institucionit deri në një afat të pacaktuar, ndërsa paralelisht është kërkuar të kryhet testimi i stafit.

Rastet e tjera janë persona kontakti të dy sanitareve të poliklinikës të cilat dolën 48 orë më parë të prekura me koronavirus. Drejtori i poliklinikës Egir Lezha thotë se janë marrë masat e duhura ku personeli është pajisur me maska e doreza, ndërsa pacientët nuk lejohet të hyjnë pa këto mjete mbrojtëse dhe pa ju matur temperatura.

Pas rasteve të shtuara ditët e fundit, Shkodra ka shkuar në 25 raste aktive me Covid 19, duke u rikthyer në vend të dytë pas Tiranës për nga numri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY