Vdes e moshuara në Durrës, shkak i zjarrit një cigare e ndezur

Vdes e moshuara në Durrës, shkak i zjarrit një cigare e ndezur

59
0
Shares
Foto Ilustruese

Një e moshuar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët. Viktima është Dashurie Koçi, 75 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen 9 të qytetit bregdetar, në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një cigare e ndezur e harruar nga e moshuara.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY