EMRAT/Ish-deputeti: Negociatorët e Ramës me Brukselin janë ata që miratuan shkatërrimin e...

EMRAT/Ish-deputeti: Negociatorët e Ramës me Brukselin janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

89
0
Shares

Ish-deputeti Genc Pollo shkruan se fundmi se 1/4 e grupit negociator me BE i miratuar dje nga qeveria jane keshilltaret bashkiake qe votuan per shembjen e Teatrit Kombetar.

Pollo pyet nese kjo eshte bere me qellim per te sabotuar negociatat pa nisur ende.

Me këmbë të mbarë!! Negociatorët e Ramës me Brukselit janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Dua të bind veten se është rastësi dhe jo qëllim ogurzi por nuk po arrij dot.
Më shumë se 1/4 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste janë këshilltarët bashkiakë që “votuan”, s’dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shëmbjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar!!!

Kjo mbasi Komisioni Europian ka qenë kritik me shembjen dhe në Parlamentin Europian po zgjerohet protesta kundër kësaj barbarie.Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t’a marrë këtu në tokë”,-shkruan Pollo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY