PD i përgjigjet Ramës: Po tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve që i...

PD i përgjigjet Ramës: Po tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve që i la pa ndihmë dhe mbrojtje

42
0
Shares

Ka ardhur reagimi i pare nga Partia Demokratike, pas deklarates se Kryeministrit Edi Rama, i cili denonte mbledhjen e qindra qytetareve perkrahe Bashes dhe pse ende ne kohe pandemie.

Gazmend Bardhi i pergjigjet kryeministrit duke thene se tmerrohet nga bashkimi i qytetareve, ndersa i kujton situaten alarmante ne QSUT me vatra infeksioni dhe raste mes mjekesh.

“Edi Rama nuk tmerrohet nga shndërrimi i QSUT-së në vatër infeksioni për dhjetëra pacientë, mjekë dhe infermierë.  Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze”,-shprehet  Bardhi.

Sipas Bardhit,  Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët.

“Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.

Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit”,-shkruan ne reagimin e tij Bardhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY