Basha mbështet ‘Europa Nostra’ për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Grabitja e shqiptarëve,...

Basha mbështet ‘Europa Nostra’ për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Grabitja e shqiptarëve, akt lufte

47
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha shpërndau në Twitter deklaratën e Organizatës Europa Nostra në mbështetje të Teatrit Kombëtar.

Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord.”– tha zoti Basha, i cili kaloi natën me artistët dhe aktivistët në oborrin e Teatrit Kombëtar, duke treguar solidaritetin e tij personal dhe të opozitës për këtë kauzë.

Disa orë më parë, Europa Nostra, organizatë europiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore europiane, e kashpallur Teatrin si një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara në Europë, që duhet mbrojtur dhe restauruar. Në deklaratën e mbrëmshmë Europa Nostra tha:

“Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj, edhe kundërshtojmë propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Teatri është i mbrojtur nga legjislacioni vendas, si dhe shoqëria civile e ekspertët.”

Në fund të deklaratës urgjente, Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qendrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri. Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qendrim edhe Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët po ndërmarrin veprime për shembjen e Teatrit, si dhe Aleancën për Teatrin, që është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY