Hakmarrja/Gjobitet për herë të dytë Lulzim Basha, gjoba dhe për të tjerët...

Hakmarrja/Gjobitet për herë të dytë Lulzim Basha, gjoba dhe për të tjerët tek Teatri Kombëtar

158
0
Shares

Mbledhja përpara Teatrit Kombëtar i ka kushtuar gjobën e dytë kreut të PD.

Sipas aktit normativ, kur një person është përsëritës merr një gjobë më të rëndë, ose dënohet me burg.

Policia e Tiranës ka vendosur 30 gjoba, të cilat janë shoqëruar edhe me heqje patente janë vendosur në bazë të aktit normativ dhe në kuadër të masave anti covid.

Gjobat e vendosura nga policia janë në vlerën e 10 mijë lekëve dhe të shoqëruara me heqje të patentës.

Kujtojme se me ligjet e reja te kryeminsitrit, Akti normativ i qeverisë ndalon grumbullimet e njerëzve për shkak përhapjes së koronavirusit dhe me kete motiv, po perpiqen te ndalojne grumbullimet per te shpetuar Teatrin Kombetar.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY