“Një shaka?”, Reagon Doris Pack: Rama po lan duart duke transferuar Teatrin...

“Një shaka?”, Reagon Doris Pack: Rama po lan duart duke transferuar Teatrin te shoku i tij i ngushtë, Veliaj

65
0
Shares

Përmes një postimi në facebook ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka reaguar në Ditën e Europës ndaj vendimit të marrë nga qeveria për Teatrin Kombëtar.

Ajo shkruan se kreu i Bashkisë, Erion Veliaj do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.

Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian.“, shkruan Doris Pack.

Kujtojmë se ditën e djeshme qeveria Rama i dorëzoi pronësinë e Teatrit Bashkisë së Tiranës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY