Hapja e negociatave/Rama ngre grupin negociator: Ja kush do jetë kreu

Hapja e negociatave/Rama ngre grupin negociator: Ja kush do jetë kreu

55
0
Shares

Shqipëria ngre grupin negociator për çeljen e negociatave,  ndërsa kryenegociatori do të jetë Ambasadori Zef Mazi.

“Ne kemi ngritur grupin negociator. Kryenegociatori është një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, por kjo është një arsye më shumë në këtë proces. Një personalitet i njohur dhe gjithëpranuar pë dijen e aftësitë e tij” deklaroi Rama ne konferencen e perbashket me ambasadorin e BE-se, Soreca.

Madje, Rama tha se është gati të ulet në një tyrezë me Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Qeveria mban peshën kryesore por këtu duhen të gjithë aktorët të kontribuojnë, ne kemi vullnet të ulemi në një tyrezë me Presidentin e Republikës, kryetarin e opzitës dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura. Le të jetë kjo tryezë ku do të shprehim vullnetin e përbashkët, ku secili të bjë detyrat e veta, pa iu imponuar tjetrit por për të dhënë edhe një mesazh të fortë të unitetit kombëtar. Në këtë proces që të gjithë e duam integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi gati të ulemi me Presidentin, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, të mundemi të japim një kontribut të gjithë”,– tha ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY