Një tjetër i arrestuar në Durrës, policia jep detajet

Një tjetër i arrestuar në Durrës, policia jep detajet

161
0
Shares

Nje tjeter arrestim nga ana e policise ne Durres. Sipas burimeve zyrtare, nje 51-vjeçar po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY