“Drejtësia është futur në karantinë”, Akuzat e forta të PD: Qeveria ka...

“Drejtësia është futur në karantinë”, Akuzat e forta të PD: Qeveria ka rrugën e lirë për të abuzuar me fondet publike

39
0
Shares

Kane qene te shumta denoncimet e Partise Demokratike lidhur me tenderat te cilesuara si sekrete, ndersa nga ana tjeter ka patur denoncime te forta lidhur me abuzimet ne parate publike te qytetareve.

Ish-deputetja Dhurata  Cupi, ne nje reagim ne rrjetet sociale, hedh akuza te forta ndaj qeverise, duke u shprehur se i shperdoron parate e qytetareve per tendera dhe pa sqaruar.

“Kohet e fundit permes prokurimeve eshte shfaqur mungese e theksuar e transparences perkundrazi cilesohen si sekrete. Nuk ka konkurrence madje as ka patur gare , dhe me e renda nuk ka patur eficence finaciare dhe shifrat kane rezultuar abuzive”,-shkruan ish-deputetja.

POSTIMI I PLOTE

Korrupsioni mbetet njolla me e zeze që ne cdo raport nderkombetar e rendit Shqiperine ne vendet me te korruptuar e krahasueshme me shtetet me demokraci te brishte.
Vetem ne 7 vitet e fundit sipas te dhenave te KLSH, u shperdoruan dhe u vodhen 6 miliarde euro.

Keto jane te dhena zyrtare ndersa ende nga KLSH nuk ka nje raport mbi tenderat sekrete ne kohen e karantines, ku opozita ka denoncuar abuzime marramendese miliona euro te qeverise, nderkohe shqiptaret po vuajne pasojat e mbylljes nga pandemia e COVID 19.

Qeveria ka vendosur qe parate e shqiptareve ti perdore ose shperdoroje duke u fshehur pas “tenderave sekrete” , por duhet sqaruar qe prokurimi publik behet per te patur transparence ne menaxhimin e parave publike te qytetareve dhe taksapaguesve , per te rritur konkurencen dhe per te patur eficence financiare .

Por kohet e fundit permes prokurimeve eshte shfaqur mungese e theksuar e transparences perkundrazi cilesohen si sekrete. Nuk ka konkurrence madje as ka patur gare , dhe me e renda nuk ka patur eficence finaciare dhe shifrat kane rezultuar abuzive .
E perballe ketij hermetizmi per transprence per publikun, edhe drejtesia eshte futur ne karantine dhe po hesht duke e lene te lire rrugen e abuzimeve te qeverise me fondet publike .  Opozita ka treguar me fakte abuzimet prej miliona euro me parane publike, me korrupsionin nga specialistet e thjeshte deri tek “shefat” e medhenj te cilet mbeten te pandeshkuar.

Ne ju kemi treguar shqiptareve me fakte qe me prokurimin po abuzohet dhe se ka fakte te pakundershtueshme qe organet e drejtesise duhet te veprojne. Cdo dite po shohim qe pandeshkueshmeria e individeve qe kane qene pjese aktive e abuzimeve vazhdon te sundoje atmosferen e renduar dhe endemike.

Lidhjet ndërmjet, biznesit , politikanëve dhe grupeve kriminale sidomos nepermjet proceseve te prokurimeve publike, te ndërtimit , blerjeve te mallrave , shërbimeve te mirëmbajtjes, menaxhimin e mbetjeve, mbeten shqetesim dhe Shqiperia renditet ne krye te listes per nivelin e larte te korrupsionit.

Keto lidhje shfaqen hapur sidomos ne periudhe zgjedhjesh, te cilat “ligjerojne” procese zgjedhore dhe pushtete te pamerituara apo e thene ndryshe , ne konceptin e Bankes Boterore si “kapje e shtetit” . Eshte koha qe drejtesia te zgjohet e te veproje, taksat e shqiptareve duhen perdorur per tu ardhur ne ndihme atyre dhe jo aferave korruptive te qeverise ne largim.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY