Muslimanët nënshkruajnë peticionin online: Hapni xhamitë

Muslimanët nënshkruajnë peticionin online: Hapni xhamitë

54
0
Shares

Mbi 3 300 persona kanë firmosur një peticion online që i drejtohet Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku si kërkesë ka hapjen e dyerve të xhamive për besimtarët dhe qytetarët.

Aktivitetet me natyrë tubuese në xhamitë e vendit janë pezulluar që prej 22 prillit me vendim të këtij komuniteti. Kërkesa vjen në një kohë kur besimtarët e komunitetit myslimanë janë në muajin e Ramazanit.

Në peticion thuhet se, në një kohë kur gjatë dy javëve të ardhshme qeveria parashikon hapjen e pothuajse të gjitha aktiviteteve ekonomike e shoqërore, përfshirë edhe ato që deri para pak ditësh konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë, duhet të merret në konsideratë dhe hapja e xhamive.

Ndërkohë që bashkësitë fetare në vendin më të madh të Evropës kanë detyruar qeverinë federale të ulet në bisedime për të përcaktuar rregullat për hapjen e objekteve të kultit, është e papranueshme që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), i cili i ka mbyllur me vendimin e tij të pavarur xhamitë në të gjithë vendin, të mos i hapë dyert e tyre”, thuhet në peticion.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY