“Komiteti ynë teknik pa kokë, zë dhe fytyrë”, Ish-deputeti: Nxirreni nga...

“Komiteti ynë teknik pa kokë, zë dhe fytyrë”, Ish-deputeti: Nxirreni nga “errësira” kryetarin dhe detyrat e tij

57
0
Shares

Ish-deputeti Tritan Shehu ka reaguar se fundmi lidhur me komitetin e eksperteve, te cilet prej 2 muajsh, jane kthyer  ne rol kyç per parandalimin e perhapjes se koronavirusit në vend.

Por, Shehu ka nje tjeter merak, ate te ekspertizes nga njera ane, por dhe se kush jane keta eskperte. Shehu kerkon te dije CV- e tyre, emrat e anetareve si dhe drejtuesin e ketij komiteti.

Nuk mund te funksionoje keshtu, nuk funksionon askund keshtu, ku pjestaret e te tilla “komiteteve” me nje pergjegjesi te madhe, jo vetem kryetari i tyre, jane personalitete, me vlera qe vihen qartesisht ne evidence, kane ze e fytyre, komunikojne, debatojne e japin konkluzione zyrtarisht”,-shprehet Shehu.

POSTIMI I PLOTE

Kush eshte drejtuesi i Komitetit Teknik, kush ben pjese ne ate, ku mblidhet?!
Komiteti i yne Teknik per Covid 19 ngel nje strukture misterioze ne ilegalitet, pa “koke”, pa emra, pa CV te antareve, pa ze, pa fytyra, pa pergjegjesi e detyra te publikuara, pa seli, ne fakt pa asgje, kur duhet te ishte e kunderta.

Kryeministri, Qeveria, Ministria e Shendetesise po fshihen mbas nje te ashtuquajturi “Komitet Teknik” duke ja dedikuar atij ate strategji qe na ka cuar ne vendin e fundit ne Kontinent per numrin e llojin e testimeve me pa nje “kurbe” te pa deshifrueshme, vendin e vetem ku Shteti nuk impenjohet te pajise qytetaret me maska, ku deklarohen vendime nga me te cuditeshmet per levizjen apo mbylljen e banoreve etj etj.Dhe te gjitha keto i dedikohen asaj strukture sureale si magjistaret e dikurshem te shpellave, qe komunikonin vetem me te “Parin e Fisit”.

Nuk mund te funksionoje keshtu, nuk funksionon askund keshtu, ku pjestaret e te tilla “komiteteve” me nje pergjegjesi te madhe, jo vetem kryetari i tyre, jane personalitete, me vlera qe vihen qartesisht ne evidence, kane ze e fytyre, komunikojne, debatojne e japin konkluzione zyrtarisht.

Dhe megjithate vendimet strategjike, si ai per testimet, perdorimi i maskave, hapja apo mbyllja e hapesirave te vendit, perpjekjet per uljen e densitetit te qytetareve ne ambjente publike apo familjare etj, jane e ngelin vendime te politikes e cila i del perballe pergjegjesive te saj, jo si tek ne ku ajo kerkon te fshihet mbas nje “strukture”, qe sic duket ekziston vetem ne 3D.

Dhe ne fund desheroj tu bej thirje atyre kolegeve qe nen ze thone se jane pjese e atij “Komiteti”, ta thone hapur kete, te nxjerrin nga “erresira” kryetarin, antaret e detyrat e tij!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY