Në 24 orë 7 arrestime në Tiranë, policia zbardh akuzat dhe motivet

Në 24 orë 7 arrestime në Tiranë, policia zbardh akuzat dhe motivet

63
0
Shares

Strukturat e Policisë kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, nga këta 4 janë arrestuar në flagrancë dhe 3 kanë qenë të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”, i shtetasit A. M. alias A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer me sende të forta xhamat e një objekti në Rrugën e Elbasanit dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të shmangur shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit.

-Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Ngacmim seksual”, i shtetasit E. Q., 33 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset femra të një kompanie, duke i shkaktuar frikë dhe ankth.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin R. M., 42 vjeç, i cili kishte përfituar leje për qëndrim të përkohshëm në shtëpi, në bazë të Aktit Normativ Nr. 7, datë 23.03.2020, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

-Në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, specialistët e Qarkullimit në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

-Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit: E. H., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Vetëgjyqësi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim; A. D., 25 vjeç dhe R. S., 20 vjeçe, të shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY