Lajme të mira për Boris Johnson, pasi mposhti koronavirusin bëhet baba i...

Lajme të mira për Boris Johnson, pasi mposhti koronavirusin bëhet baba i një djali

78
0
Shares

E fejuara e Boris Johnos, Carrie Symonds ditën e sotme ka lind një djalë të shëndetshëm në një spital në Londër, duke bere qe Johnson te behet baba per te gjashten here.

Ardhja e fëmijës së tyre, e para për Carrie dhe e gjashta për Boris, ka ardhur si një tronditje sepse Miss Symonds pritej të lindte më vonë gjatë muajëve të verës.

Ata njoftuan shtatëzaninë në 29 shkurt, disa ditë pasi u konfirmua divorci i kryeministrit nga Marina Ëheeler dhe u fejuan gjatë pushimeve në ishullin e Karaibeve të Mustique gjatë vitit të ri.

Si nëna ashtu edhe fëmija po shkojnë mirë.

Johnson, 55 vjeç, u bë lideri më i profilit të lartë botëror që kontraktoi COVID-19 një muaj më parë. Ai kaloi një javë në spital, përfshirë tre net në kujdesin intensiv, duke pranuar në një mesazh video se gjërat “mund të kishin shkuar keq”.

Pas një dy javësh që u rikuperua, ai u kthye në Downing Street të Dielën natën. Të hënën në mëngjes ai kryesoi mbledhjen e përditshme të koronavirusit “dhe tani do të rifillojë detyrat e plota”, tha zëdhënësi i tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY