Ky ishull i paguan 25 mijë dollarë turistët që të largohen

Ky ishull i paguan 25 mijë dollarë turistët që të largohen

227
0
Shares

Agjensia shtetërore Hawai që është e përkushtuar për të mirëpritur vizitorët në shtet po i ndihmon përkohësisht disa vizitorë të largohen.

Autoriteti i Turizmit në Hawaii ka caktuar 25,000 dollarë për shpenzimet  e dërgimit të turistëve ne shtepi, nëse refuzojnë të respektojnë karantinën e shtetit 14-ditësh.

Shteti tha në një njoftim për shtyp se marrëveshjet e udhëtimit jashtë vendit po ndermerren nga Shoqëria Visitor Aloha, një grup jofitimprurës që normalisht ndihmon turistët në Hawaii të merren me problemet gjatë vizitës së tyre, të tilla si vjedhjet ose urgjenca mjekësore.

“Mundësia për t’i kthyer njerëzit shpejt në aeroportet e tyre të origjinës gjatë krizës së koronavirusit ndihmon shumë aftësinë e zbatimit të ligjit për të siguruar suksesin e masave tona emergjente në mbarë vendin,” tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit Hawai’i.

Nëntëmbëdhjetë njerëz kane fluturuar përsëri në aeroportet e tyre të origjinës që nga fillimi i urgjencës. Në disa raste, shkelësit janë detyruar të bëjnë kundërvajtje dhe detyrohen të paguajnë gjobë.

Shoqëria e Vizitorëve Aloha u rregullon udhëtimin në shtëpi dhe paguan biletën nëse vizitori nuk mund ta siguroje atë. Hawaii ka raportuar të paktën 596 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 12 vdekjeve, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Burimi:CNN/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY