Djali nga Tirana u dërgoi virusin prindërve në Mirditë, Rama: Kush shkel...

Djali nga Tirana u dërgoi virusin prindërve në Mirditë, Rama: Kush shkel rregullat ia fut vetes dhe familjes

134
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e infektimit me Covid-19 të çiftit të moshuar në Mirditë, të cilët dyshohen që të kenë marrë virusin nga djali i tyre që punonte si gardian në burgun “313” në kryeqytet.

Në një postim në facebook, Rama thotë se ky është rasti më i keq kur djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar duke i infektuar dhe rrezikuar jetën e tyre. Shefi i qeverisë thotë se ky rast duhet të bëhet mësim për të gjithë që kjo nuk është një lojë.

Postimi i plotë

Një lajm i keq nga testimet e djeshme, që duhet të vlejë si mësim për të gjithë.

Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?!

A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!

Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: Mos! Mos! Mos!

Stop me hilet e me karagjozllëqet, sepse mund të bëheni mosozot, vrasës të njerëzve tuaj më të shtrenjtë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY