Viktima e 27 nga COVID-19/Kush është ish-ushtaraku i lartë nga Durrësi

Viktima e 27 nga COVID-19/Kush është ish-ushtaraku i lartë nga Durrësi

92
0
Shares

71 vjeçari nga Durrësi, që ndërroi jetë një ditë më parë në Sanatorium, është një ish-ushtarak i lartë në Forcën Detare të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Çapajev Filen.

Kapitenin i rangut I (në pension) Çapajev File ka shërbyer për rreth 44 vjet në Forcat e Armatosura, kryesisht si pedagog në Akademinë e Detarisë dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ai ka shërbyer gjithashtu në detyra të rëndësishme në Forcën Detare, duke filluar nga komandant Katri Silurues në ishullin e Sazanit, shef stërvitje në Bazën Ushtarake të Vlorës, komandant i Grupit të Anijeve Mbiujëse në Bazën e Durrësit, komandant i Shërbimit Hidrografik shqiptar, kapiten i Përgjithshëm i Porteve dhe shef i Shtabit të Forcës Detare.

Ministria e Shëndetësisë e konfirmoi sot vdekjen e tij. 

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27,” bëri të ditur MSH.

71- vjeçari nga Durrësi ishte 1 nga 5 pacientët e parë në Sanatorium kur ky spital u kthye në COVID-2 teksa vuante dhe nga hipertensioni. Më tej Covid-19 i kishte shkaktuar 71- vjeçarit pneumoni bilaterale dhe prej 2 javësh ishte i intubuar. Pneumonia i pamundësoi ekstubimin dhe oksigjenimin duke e çuar në fatalitet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY