Basha mesazh për mjekun Dhimitër Kraja: Urime dhe lutje për shëndetin e...

Basha mesazh për mjekun Dhimitër Kraja: Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari

138
0
Shares

Kryetari i PD-se Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me lajmin e trishte se mes të prekurve nga COVID-19 është dhe mjeku i njohur Dhimitër Kraja, i cili u kthye ne frontin e luftës në Infektiv, pavarësisht se kishte dalë në pension.

Përmes një postimi ne ‘Facebook’ Basha thekson se doktorin Kraja nuk e ndali asgjë, por falë guximit e profesionalizmit, u rikthye pranë kolegëve. Basha i uroi shërim të shpejt profesorit.

MESAZHI I BASHES
Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë.

I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY