Mbyllet pa asnjë njoftim tregu i fruta-perimeve në Durrës, 300 tregtarë dalin...

Mbyllet pa asnjë njoftim tregu i fruta-perimeve në Durrës, 300 tregtarë dalin në protestë

41
0
Shares

Eshte mbyllur papritur tregu i fruta-perimeve në Durrës. Mëngjesin e sotëm, tregtarët kur kanë shkuar si çdo ditë në vendin e tyre të punës, i kanë gjetur dyert e tregut të mbyllura, pa asnjë lajmërim.

Të gjendur në këtë situatë, tregtarët në Durrës janë ngritur në protestë për të kërkuar arsyet e mbylljes e mbi të gjitha pa asnjë lajmërim nga ana e drejtuesit apo një njoftim në media. Rreth 300 tregtarë të licensuar ushtrojnë aktivitetin në këtë treg.

Burimet zyrtare nga bashkia e Durrësit, se ky treg do të spostohet në tre vende të tjera, të cilat tashmë janë krijuar për tregtimin e frutave dhe perimeve.

Nderkohe vetem sot eshte mesuar se ky treg do te spostohet tek tre tregjet e reja qe do të funksionojnë pranë këtyre vendeve:

Muzeu i Dëshmoreve

Shkolla “Leonik Tomeo”

Shkolla “Jan Kukuzeli”

Te tre vendet funksiononin si parkingje, por po punohet me largimin e mjeteve dhe vendosjen e banakëve. Aktualisht, vetëm tregu i ri te shkolla “Leonik Tomeo” është gati, teksa vazhdon puna për përfundimin e dy të tjerëve.

Ky vendim merret në kuadër të masave kufizuese të ndërmarra nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së COVID-19, që të bëhet dhe shpërndarja e banorëve të Durrësit e të mos dynden të gjithë tek i njëjti vend.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY