Prezantohet aplikacioni për shoferët, si do të kryhet lëvizja gjatë periudhës së...

Prezantohet aplikacioni për shoferët, si do të kryhet lëvizja gjatë periudhës së karantimit

688
0
Shares

Më poshtë është rruga që duhet ndjekur nga drejtuesit e mjeteve për të shkakruar formularin me të cilin justifikohet lëvizja e mjeteve por vetëm për personat e përcaktuar si dhe në orare të caktuara.

Covid-19” – Vetëdeklaro online lëvizjen me mjet, por mbaj parasysh këshillat!

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë!

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm:

“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!             

Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:

Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link: https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/.

Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”.

Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e  makinës, te xhami i parë  për t’ia treguar punonjësve të Policisë.

Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY