Dy viktima në Tiranë, policia jep detajet: Njëri prej tyre u gjet...

Dy viktima në Tiranë, policia jep detajet: Njëri prej tyre u gjet i pajetë në trotuar

688
0
Shares

Dy ngjarje te renda raportohen se kane ndodhur ne kryeqytet diten e sotme, ky dy burra te moshave te thyera kane nderruar jete dhe jane gjetur te shtrire ne trotuar.

Sipas policise, njeri prej viktimave ka rene ne kontakt me rrymen elektrike, ndersa personi tjeter dyshohet se ka vdekur per shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY