AMA apel mediave: Kujdes me studiot, të respektohet distanca optimale e personave

AMA apel mediave: Kujdes me studiot, të respektohet distanca optimale e personave

46
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizie i ka bërë apel mediave që në programet në studio të respektohet distanca optimale mes personave.

AMA shprehet se ky mund të jetë një problem eficient dhe evitimi i rrethanave në studio që kanë prezencë të përqëndruar të publikur do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

NJOFTIMI I AMA

Njoftim për mediat audiovizive

AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen.

AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive Tiranë 10.03.2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY