“Nxënësit nuk janë të sigurtë”, Ish-deputeti: Helmimi i përsëritur nuk është më...

“Nxënësit nuk janë të sigurtë”, Ish-deputeti: Helmimi i përsëritur nuk është më rastësi

29
0
Shares

Helmimi i nxenesve ne Fier eshte perseritur serish brenda 10 ditësh dhe kjo ngjarje ka marre vemendjen e madhe te ish-deputeteve te opozites, te cilet kane denoncuar here pas here per te zbardhur te verteten.

Në reagimin e tij të fundit,  ish-deputeti Luçian Boçi shkruan se kjo nuk eshte me rastësi, por papërgjshmëri dhe paaftësi. Sipas tij, as ministria e Arsimit nuk ka bere qofte dhe nje reagim, per rastin e pare dhe ate te dyte, te ndodhur diten e sotme.

Boçi nuk eshte optimist për situatën, ndërsa shprehet me ironi se zgjidhja eshte vetem futja ne karantine e Rilindjes.

“Helmimi i përsëritur i nxënësve të së njëjtës shkollë, “Janaq Kilica” në Fier, nuk ngjan më rastësi.Më së paku është papërgjegjshmëri dhe paaftësi totale për të siguruar jetën e fëmijëve brenda në shkollë. Varianti i reaksionit kimik i dhënë si arsye pak ditë më parë, është përsëritur. Nuk ka rëndësi, nëse është shkaktuar nga një nxënës i papërgjegjshëm apo për shkak të korrupsionit tenderues në shkollat tona, në të cilat kanë hyrë lloj lloj lëndësh kimike të pakontrolluara për efektet e tyre toksike. Rëndësi ka që nxënësit nuk janë të sigurtë dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur brenda pak ditëve.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe strukturave të policisë, në rastin e parë, ka qenë zero.
Asnjë masë nuk u mor, sepse drejtuesit janë militantë partiakë dhe pasoja e sotme nuk vonoi të vinte.

Shkollat tona sot i ngjajnë vendeve ku gjithçka mund të ndodhë.Mund të shpërndahet drogë dhe për drejtuesit e Ministrisë e Policisë situata është normale.Mund të ushtrohet dhunë e të gjitha formave dhe kjo është normale për qeverinë e ndritur.Mund të helmohen nxënësit dhe gjithcka interpretohet si normale, si diçka që “ndodh edhe nëpër filma.”Anormale duket të jetë tashmë vetëm transmetimi i dijes dhe i edukimit.E vërteta ulëritëse është se shkollat tona janë helmuar!Janë helmuar deri në asht.Janë helmuar me rilindje!E vetmja zgjidhje:Futja në karantinë disavjeçare e Rilindjes”,-shkruan ish-deputeti.

Sakaq, burime per DRONI.al bejne me dije se dhe disa ish-deputete te opozites jane nisur ne Fier per te pare nga afer situaten e krijuar.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY