EMRI/ Hajduti kapet në Lushnjë, i dënuar me 5 vjet burg

EMRI/ Hajduti kapet në Lushnjë, i dënuar me 5 vjet burg

109
0
Shares

I dënuar me 5 vjet burgim për vjedhjen e një automjeti, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim:

Ardit Gjondedaj (Nuhu), 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve””, njoftoi policia e Lushnjës.

Gjykata e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 14.10.2020, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një automjet tip “Audi”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY