Shorteu/Shqipërisë i buzëqesh fati, shmanget dhe përplasja me Kosovën

Shorteu/Shqipërisë i buzëqesh fati, shmanget dhe përplasja me Kosovën

40
0
Shares

Shmanget ajo që i frikësoheshim më shumë një përplasje me Kosovën. Sipas shortit te  Nations League, Shqiperia ka perfunduar ne Ligën C, pasi fituan grupin ne edicionin e kaluar.

Në anën e tyre, Dardanët nuk mund ta quajnë veten kaq me fat, duke gjetur kundërshtar Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Në garë janë 16 skuadra në Ligën A, B e C ndërsa shtatë do të marrin pjesë në Ligën D. Të gjitha skuadrat e grupeve me nga katër do të luajnë ndeshjen e fundit në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë.

JA EDHE GRUPET E SHORTUARA

LIGA A
Grupi 1: Polonia, Bosnia, Italia, Hollanda
Grupi 2: Islanda, Danimarka, Belgjikë, Angli
Gruppo 3: Kroacia, Suedia, Franca, Portugalia
Grupi 4: Gjermania, Ukraina, Spanja, Zvicër

Fitueset e grupeve do të marrin pjesë në fazën finale të Nations League në qershor 2021 (gjysëmfinalet, finale për vendin e tretë e finale për të parin), deri në vendosjen e fitueses së kompeticionit që do të pasojë Portugalinë e Cristiano Ronaldo. Të fundit të klasifikuara do të zbresin një Ligë më poshtë.

LIGA B
Grupi 1: Rumania, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Austria
Grupi 2: Izraeli, Sllovakia, Skocia, Republika Ceke
Grupi 3: Hungaria, Turqia, Serbia, Rusia
Grupi 4: Bullgaria, Irlanda, Finlanda, Uellsi

LIGA C
Grupi 1: Azerbajxhan, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi
Grupi 2: Armenia, Estonia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia
Grupi 3: Moldavia, Sllovenia, Kosova, Greqia
Grupi 4: Kazakistan, Lituania, Bjellorusia, Shqipëria

LIGA D

Grupi 1: Malta, Andorra, Letonia e Ishujt Faroe
Grupi 2: San Marino, Liechtenstein, Gjibraltar

Faze finale, që ka patur sukses të madh, mbetet e pandryshuar: katër fitueset e grupeve të Ligës A do të përballen për të drekretuar fituesen e UEFA Nations League.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY